Shënimi i 23 vjetorit nga gjenocidi në Srebrenicë

Sarajevë, 11 korrik 2018 (MIA) - Komemoracion për boshnjakët e pësuar gjatë kohës së ofensivës së forcave serbe në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 do të mbahet sot në Qendrën memoriale Potoçar.
Fillimi është caktuar në ora 11.30 kur delegacione të shumta do të vendosin lule dhe bëjnë homazhe ndaj viktimave. Pastaj do të pasojë ceremonia fetare e komemoracionit dhe varrosja e mbetjeve mortore të 71 viktimave të identifikuar vitin e kaluar.
Viktima më e re e cila do të varroset këtë vit është një djalë 16 vjeçar, derisa Shahin Haliloviq i cili ka pasur 71 vjeç kur është vrarë, është viktima më e moshuar i cili do të varroset sot në Potoçar.
Gjykata ndërkombëtare për drejtësi në Hagë më 2007 në aktvendimin sipas ankesës së BeH-së kundër ish-Republikës Socialiste të Jugosllavisë ka konstatuar se në Srebrenicë më 1995 ka ndodhur gjenocid ku janë vrarë mbi 8.000 njerëz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail