Diplomatë rusë kanë punuar për pengimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë

Athinë, 11 korrik 2018 (MIA) - Të pengohet në praktikë rruga drejtë marrëveshjes për emrin, ka qenë një prej qëllimeve të aktiviteteve të diplomatëve rusë në Greqi, thotë, duke iu referuar burimeve të veta, gazetari i gazetës "Katimerini", Vasilis Nedos gjatë një bisede me korrespondenten e MIA-s nga Athina.
Gazetari me përvojë, sot me tekstin e tij zbuloi se Athina po ndërmerr masa për katër diplomatë rusë, për MIA-n sqaron për çfarë saktë bëhet fjalë.
"Burimet tona thonë se dëbimi i dy diplomatëve rusë dhe ndalesa për hyrje në vend për dy të tjerë, do të thotë për gjithsej katër persona ka të bëjë me tentimin për marrjen dhe përhapjen e informacioneve të cilat janë të rëndësishme për sigurinë kombëtare të Greqisë dhe për tentimet për revokimin e funksionarëve shtetërorë. Në këto korniza të përgjithshme është përfshirë edhe tentimi, në të vërtetë të pengohet në praktikë rruga drejtë Marrëveshjes me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për emrin, kjo është e qartë, burimet tona e përmendin këtë dhe mendoj se është pjesë mjaft e rëndësishme në këtë çështje", thotë Nedos.
Gazetari i "Katimerinit", duke iu referuar burimeve diplomatike përmend se aktivitetet e faktorit rus kanë pasur lidhje me mitropolitë, prefektë dhe ngjashëm nga pjesa veriore e Greqisë, por edhe me murgj nga Mali i Shenjtë.
"Është e ditur, ndërsa kësaj here burimet tona më shumë e përmendin këtë, involvimin e faktorit rus në rastin e Malit të Shenjtë dhe marrëdhëniet shumë të mira që i kultivon me mitropolitët, prefektët dhe funksionarë të tjerë nga Greqia Veriore", komenton për MIA-n gazetari nga "Katimerini".
Pa u ditur nëse kanë ndonjë lidhje me Rusinë apo me diplomatët rusë, është fakt se është i madh numri i mitropolitëve, posaçërisht nga Greqia Veriore që prej nga fillimi i negociatave ishin kundër zgjidhjes, ndërsa edhe tani, pothuajse një muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes, një pjesë e tyre vazhdojnë t'i mbështesin protestat "për karakterin grek të Maqedonisë" në pjesën veriore të vendit.
E ngjashme është situata me murgjit nga Mali i Shenjtë. Siç publikoi MIA para dy javësh, përmes kumtesës murgjit hapur thanë se nuk e pranojnë Marrëveshjen e Prespës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail