Greqia edhe paraprakisht e paralajmëroi Rusinë se do të dëbojë diplomatë të saj

Athinë, 11 korrik 2018 (MIA) - Greqia e ka informuar Rusinë më 6 korrik se planifikon të dënojë disa diplomatë rusë nga vendi për aktivitete të paligjshme lidhur me mitingjet kundër marrëveshjes me Maqedoninë, deklaroi një burim diplomatik grek.
"Një kohë të gjatë i kemi paralajmëruar autoritetet ruse për (aksionet e) atyre katër diplomatëve dhe civilëve dhe të premten zyrtarisht ai aksion u zbatuar, ndërsa u është dhënë edhe periudhë e arsyeshme prej disa ditësh për ta braktisur vendin", deklaroi burimi.
Akuzat kanë të bëjnë për përzierjen në mitingje kundër marrëveshjes me Maqedoninë dhe tentimet për t'u ofruar para nëpunësve shtetërorë, ka thënë burimi.
"Kur u shfaq rasti Skripal, Greqia nuk dëboi diplomatë rusë sepse nuk kanë ekzistuar dëshmi, ndërsa tani ekzistojnë të dhëna që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe po merren masa", kanë thënë burimet diplomatike për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail