Veseli pret javën e ardhshme Kosova të marrë rekomandim pozitiv për vizat

Prishtinë, 13 korrik 2018 (MIA) - Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i bindur se deri në fund të vitit shtetasit e Kosovës do të lëvizin pa viza drejt BE-së, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Veseli ka thënë se vendimi se rekomandimi pozitiv për këtë nga Komisioni Evropian pritet të jepet javën e ardhshme.
"Pritjet e qytetarëve tanë janë që shumë shpejt të kemi rekomandim pozitiv nga Bashkimi Evropian. Gjatë javës së ardhshme presim rekomandimin pozitiv. Në të njëjtën kohë jemi në kontakt edhe me miqtë tanë, miqtë e Kosovës të cilët janë pro liberalizimit të vizave", deklaroi Veseli për televizionin KTV.
Ai u shpreh i bindur se problemet me emigrim që kishin shtetet tjera fqinje pas liberalizimit nuk do t’i ndodhin edhe Kosovës.
"Jemi duke punuar intensivisht në mënyrë që nga fundi i vitit të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve tanë drejt Bashkimit Evropian. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe në të njëjtën kohë presim që ky progres të jetë i njohur edhe nga vendet e BE-së", theksoi Veseli.
Njeriu i parë i Parlamentit të Kosovës, 15-të ditët e fundit, së bashku me një delegacion parlamentar dhe qeveritar,realizoi një sërë vizitash në qendrat evropiane, me qëllim të lobojë për vendimin pozitiv nga institucionet e BE-së për liberalizimin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail