Londër: Rusia dëshiron destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Londër, 16 korrik 2018 (MIA) - Rusia është e gatshme të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj që të shkaktojë destabilizim të rajonit të Ballkanit Perëndimor, të cilin BE-ja e la pas dore në 10 vitet e fundit, vlerësohet në Raportin e Komitetit britanik të punëve të jashtme.
Sipas autorëve të dokumentit, zbrazëtira që u krijua në Ballkanin Perëndimor me politikën e Bashkimit Evropian për lënie pas dore të rajonit, e shfrytëzuan dhe e plotësuan aktorë të tjerë ndërkombëtarë, si Rusia, Kina dhe Turqia.
"Rusia është e gatshme të bëjë gjithçka vetëm që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tij drejt stabilitetit dhe demokracisë. Ajo shihet edhe në përkrahjen ruse në përpjekjen për grusht shtet në Mal të Zi në vitin 2016", citohet në Raport.
Siç transmeton "Blic"-i i Beogradit, në tekst potencohet se ekziston frikë se Rusia do të mundohet ta pengojë marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë, si dhe se në mënyrë konstante i përkrah "liderët destabilizues në Republikën Sërpska", gjithçka që mund ta destabilizojë paqen e brishtë në Bosnjë e Hercegovinë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail