Tahiri: Në qoftë se hapet çështja për kufijtë nuk do t'i harrojmë shqiptarët nga Maqedonia dhe Mali i Zi

Tiranë, 8 gusht 2018 (MIA) - Ish-ministrja kosovare Edita Tahiri, e cila e kryesonte delegacionin e Kosovës në dialogun me Serbinë, për televizionin "Ora Njuz" në Tiranë deklaroi se është kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim të territoreve me Serbinë.
Megjithatë, në qoftë se ndodh, sipas saj, shkëmbimi, territoret Kosova i kërkon deri në Nish, sepse deri në Nish janë tokat shqiptare dhe janë tkurrur.
"Shkëmbimi i territoreve apo çfarëdo ndarje, nuk janë opsionet dhe duhet të refuzohen sepse këto sjellin luftëra. Nuk mund të ndodhin shkëmbim kufijsh në Kosovë apo në Ballkan në forma tjera përveç se me luftë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo çështje ka përfunduar, pavarësisht se Serbia jeton me iluzione hegjemoniste", theksoi Tahiri.
Ajo thekson se Kosova dhe të gjithë shqiptarët në moment vendimtar janë të bashkuar.
"Ne, Kosova dhe shqiptarët në kohë vendimesh të mëdha nuk përçahemi. Gjithmonë e kemi gjetur rrugën. Presidenti ka dalë me një propozim, e ka marrë refuzimin e plotë të të gjithë spektrit politik. Në dialogun me Serbinë, në raste të tilla bisedimet bëhen me delegacione siç e kemi pasur në Rambuje, në Vjenë", shtoi Tahiri.
Nëse hapet tema e kufijve në Ballkan, thekson Tahiri, shqiptarët janë të gatshëm.
"Përndryshe, nuk mund të zgjidhim gjërat në mënyrë parciale dhe të mbeten shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi jashtë kufijve. Mos harroni se kur e kemi vendosur projektin e pavarësisë, është vendosur në pajtim me ta. Janë pajtuar shqiptarët e Luginës së Preshevës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kjo është një çështje kombëtare, na takon të gjithëve përfshirë edhe Shqipërinë", deklaroi Tahiri.
Ajo vlerësoi se çështja për shkëmbim të kufijve paraqet rrezik jo vetëm për destabilizim të Kosovës por edhe të rajonit, se në Kosovë po zhvillohet debat i ashpër për propozimet e presidentit Thaçi, i cili, sipas saj, duhet të sillet sipas kompetencave të tij kushtetuese.
"Më shumë se çdo udhëheqës në Kosovë, Presidenti është ai që duhet të mbrojë shtetin, sovranitetit dhe kufijtë e Kosovës. Por, ky është një debat demokratik. Propozimi i tij ka hasur në refuzimin e plotë politik dhe institucional. Edhe unë si ish-kryenegociatare por edhe si një prej udhëheqësve kryesor për pavarësi, e kundërshtoj fuqimisht dhe mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe kjo është ajo që e bën Serbinë që të tregojë se ka marrë përgjegjësinë për luftën dhe gjenocidin. Kosova ka dhënë shumë, ka bërë kompromise shumë, madje i ka dhënë minoritetit serb me pakon e Ahtisarit të drejta përtej çdo standardi. Ne i kemi kryer kompromiset, nuk mund të shkohet përtej Ahtisarit. Tani është koha që Serbia të njohë Kosovën dhe të kthehet në shtet që kontribuon për paqen dhe jo të dalë me ide luftënxitëse dhe që i shërbejnë agjendës së Rusisë", vlerësoi Tahiri.
Ajo shtoi se Serbinë vetëm e intereson krijimi i Serbisë së madhe.
"Serbia brengoset vetëm si të krijojë Serbinë e madhe ashtu siç ndau Bosnjën, tani synon përsëri në Kosovë. Kjo çështje nuk mund të mbërrijë sepse ne e kemi mbrojtur Kosovën 100 vjet edhe atëherë kur kanë qenë shtypjet marramendëse, persekutime dhe dëbime, e kemi pavarësuar dhe do ta mbrojmë përsëri", deklaroi ish-ministrja kosovare dhe ish-kryenegociatore në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail