Rënie rekorde e vlerës së lirës turke

Frankfurt/Ankara, 10 gusht 2018 (MIA) - Vlera e lirës turke sot ra në nivel rekord të ulët në raport me dollarin, si rezultat i tensioneve në marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit, por edhe për shkak të tentimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për të vendosur kontroll ndaj politikës monetare në vend.

Një dollar amerikan sot këmbehet për 6,614 lira turke.
Nga fillimi i vitit, lira turke humbi deri 35 për qind nga vlera e saj, që shkaktoi shqetësim midis bankave në Turqi, duke marrë parasysh se një e treta nga kreditë e tyre janë në valutë të huaj.
Rënia e tillë drastike e lirës turke rezultoi edhe me ulje të vlerës së aksioneve të disa prej bankave më të mëdha në Eurozonë.

Siç publikoi "Fajnenshëll Tajms", edhe Banka Qendrore Evropiane druan se gjendja e tillë në Turqi do të mund të pasqyrohet në punën e disa bankave udhëheqëse në Eurozonë, të cilët i kanë filialet e tyre në këtë vend, si BBVA spanjolle, "UniKredit" italiane dhe "BNP Pariba" franceze.
Aksionet e BBVA sot ranë për 3,5 për qind, të "UniKredit" për 3,1 për qind, ndërsa të "BNP Pariba" për 3,7 për qind, e në të njëjtën kohë indeksi i përbashkët bankar në Eurozonë u ul për 2,7 për qind.
Lidhur me rënien e valutës kombëtare turke u denoncua edhe presidenti Erdogan, i cili ju bëri thirrje turqve për të këmbyer kursimet e tyre në deviza në lira turke.

"Këmbeni eurot, dollarët dhe arin, që i ruani nën dyshek për lira në bankat tona. Kjo është luftë e brendshme kombëtare", porositi Erdogan në fjalën e tij para simpatizantëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Turqi.
Ai akuzoi se për gjendjen e tillë në sistemin monetar të Turqisë fajtor janë të huajt "të cilët po tentojnë ta dëmtojnë Turqinë".
Sipas tij, këmbimi i devizave për lira do të jetë përgjigje e popullit turk ndaj atyre të cilët po zhvillojnë luftë ekonomike kundër Turqisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail