Dodik: Serbia duhet ta kërkojë pjesën veriore të Kosovës

Beograd, 12 gusht 2018 (MIA) - Katër komunat në veri të Kosovës duhet të riintegrohen në përbërjen territoriale të Serbisë, të sigurohen standardet më të larta ndërkombëtare të mbrojtjes së popullit serb në Kosovë dhe mbrojtja e pronave të Kishës Serbe dhe të kërkohet edhe për të një lloj eksterritorialiteti, tha kryetari i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik.
Ai theksoi se polarizimi në Serbi rreth Kosovës gjithnjë zhvillohet rreth asaj nëse duhet dhënë ose jo Kosovën.
"Serbët duhet të konceptojnë një plan të tyre që do të përfshinte qëllimet afatshkurtra dhe afatgjata të popullit tonë. Për fillim kjo do të ishte riintegrimi i katër komunave në veri të Kosovës”, ka thënë Dodik.
Ai thotë se kur u ka thënë ndërkombëtarëve në Bruksel se kanë mundur të tregojnë vullnet të mirë dhe të paktën katër komunat veriore të mbeten në Serbi, ai u tha se ka marrë përgjigje se askush prej tyre këtë nuk ka kërkuar diçka të tillë
Duke komentuar mbi atë se zgjidhja e çështjes së Kosovës sërish është në fokus, Dodik thotë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka arritur ta rikthejë Kosovën si temë sepse ajo ishte e humbur, e margjinalizuar dhe njerëzit nuk ishin të interesuar për të.
"Tani kemi ardhur në pozitën kur ndoshta diçka mund të bëjmë. Rrethanë e favorshme është edhe lëvizja e proceseve politike në BE dhe Amerikë. U zhdukën elitat që shënuan kohën e mëparshme dhe nëse diçka është e vërtetë, atëherë është e vërtetë se në SHBA më nuk është ekipi i njëjtë i Klintonit", tha ai.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail