Vuçiq: Serbinë tashmë e kanë kufizuar vendet perëndimore

Beograd, 17 gusht 2018 (MIA) - Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke i komentuar deklaratat në RTS të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të SHBA-së për idetë për demarkacion, theksoi se Gjermania dhe SHBA-ja tashmë e kanë kufizuar Serbinë dhe se është kundër ndërrimit të kufijve.
"Ata tashmë na kanë kufizuar, të gjithë këtë e kanë bërë. Edhe Amerika edhe Gjermania, Anglia, Franca, Italia, Australia, Kanadaja.... të gjithë këta janë për një Kosovë të pavarur dhe të plotë. Kur thonë se është kundër kufizimit, kjo do të thotë se janë kundër ndryshimit të kufijve, që i kanë vendosur në dëmin tonë. Njerëzit këtë duhet ta kuptojnë, ndërsa mua më sulmojnë në këtë vend, për shkak se nuk i pranoj kufijtë e këtillë", theksoi Vuçiq.
Ai theksoi se nuk do të flet për hapa konkret për Kosovën, sepse ato ende nuk ekzistojnë, por shtoi se Serbia dërgon tre qëllime kryesore - ruajtje të paqes, mbrojtje të interesave shtetërore dhe të territorit, që sipas tij është më me rëndë dhe qëllimi i tretë është mbrojtja e të drejtave dhe sigurisë së popullit serb në Kosovë.
I pyetur për rëndësinë e territorit në veri të Kosovës, Vuçiq u përgjigj se bëhet fjalë për 1.000 kilometra katror dhe rëndësi strategjike, sepse këtu jetojnë 43.000 persona, duke shtuar se këtu është edhe "Kopaonik, i cili gjysma i takon Kosovës, Gazivodë, Banjskë, Sokolicë....Trepçë, Graçanicë"...
Ai theksoi se "definicion i shtetit është territori i tij, popullata, ushtria dhe policia, ndërsa ne vetëm në disa pjesë të Kosovës kemi popullatë dhe asgjë tjetër, sepse kemi territor të definuar nga ana e forcave perëndimore".
Vuçiq duke e paralajmëruar vizitën e tij në Kosovë më 9 shtator, porositi se me të gjitha propozimet do të dalë para qytetarëve dhe do të thotë çka ka arritur të bëjë, nëse arrihet deri në marrëveshje, për çka shprehi dyshim të madh.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail