Limaj: Nuk ka shqiptar i cili do të dëshironte të bisedojë me Vuçiqin dhe Daçiqin, por ata janë zgjedhur nga populli i tyre

Prishtinë, 12 shtator 2018 (MIA) - Lideri i partisë në pushtet Nisma për Kosovën dhe zëvendëskryetar i Qeverisë së Kosovës Fatmir Limaj, thotë se në vitin 1999 mbaroi koha kur Serbia është përpjekur të gjejë përfaqësues të shqiptarëve me të cilët do të bisedojë dhe të cilët do t'u përshtaten serbëve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Limaj është në krye të ekipit që kryeministri Ramush Haradinaj e formoi që ta përfaqësojë Qeverinë e Kosovës në negociatat me Serbinë në Bruksel, ndërsa në të cilin janë edhe zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli, ministrat e Administratës Publike dhe të Diasporës, Mahir Jagçillar dhe Dardan Gashi dhe përfaqësuesi kryeosr i deritanishëm i Qeverisë në negociatat, Avni Arifi.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica daçiq deklaruan se nuk e pranojnë Limajn për shef të ekipit negociator qeveritar, për shkak të rolit të tij në luftën e vitit 1998-99, në çfarë zëvendëskryeministri u përgjigj se "nuk beson se ekziston shqiptar i cili do të dëshironte të bisedojë me Vuçiqin dhe Daçiqin, megjithatë ata janë të zgjedhurit e popullit të tyre".
Nënkryetari i Qeverisë së Kosovës tha se për momentin nuk ka kurrfarë propozimi nga Serbia se nën kushte të caktuara do ta njihnin pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se midis subjekteve politike të shqiptarëve në Kosovë ka dallime dhe mosbesim, por porositi se në këtë moment ata duhet të bashkohen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail