Mediumet shqiptare: Greqia kërkon ndryshim të kufijve me Shqipërinë

Tiranë, 12 shtator 2018 (MIA) - Përveç kërcënimit për ndryshim të kufijve që i kanoset Kosovës, pretendime identike ka edhe Greqia ndaj Shqipërisë, lajmërojnë mediumet shqiptare.
Atë konstatim e transmeton portali "Albeu" duke cekur se deklaratë "bombë" për ndryshim të kufijve të Shqipërisë në Norvegji ka dhënë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias.
"Po. Bisedojmë me Shqipërinë edhe për ndryshim të kufijve", deklaroi Koxias.
Për dallim nga Koxias, nga pala shqiptare deri kohë më aprë pohohej se po bisedohet për mbajtjen e gurëve kufitar, e jo për ndryshim kufijsh.
"Edhe pse Greqia siç duket filloi pretendime të reja ndaj territorit shqiptar, qeveria shqiptare është mjaft e qetë dhe aspak e shqetësuar", thekson portali në shkrimin me titull "Koxias e zbuloi planin e fshehtë me Ramën: Ndryshim i kufijve me Greqinë".
Kjo është goditja e dytë, siç e quan portali, ndaj qeverisë së Edi Ramës pas deklaratës së kryeministrit Aleksis Cipras se nuk ekziston çështja e çamëve (shqiptarët e dëbuar nga Çamëria).



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail