Kosova mori mbështetje nga Emiratet për anëtarësim në Interpol

Prishtinë, 12 shtator 2018 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Kosovës kumtoi pasdite se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do ta mbështesin policinë e Kosovës në qëllimin e saj për anëatrësim në organizatën botërore policore Interpol, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Delegacioni i MPB-së kosovare, i kryesuar nga zëvendësministri Selami Shkodra, po qëndron për vizitë zyrtare në EBA, në -prag të sesionit vjetor të Asamblesë së përgjithshme të Interpolit, që në nëntor do të mbahet në Dubai.
Delegacioni kosovar, thuhet në kumtesë, u tkaua me zëvendëssekretarin e Punvëe të Brendshme të EBA, gjeneralin Saif Abdullah Al Shafar, i cili shprehi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol në Asamblenë e përgjithshme të organizatës, që do të mbahet në vendin e tij.
Shkodra, gjatë vizitës theksoi se procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare të sigurisë është në interes jo vetëm të Kosovës, por edhe të të gjitha vendeve anëtare të atyre organizatave.
"Anëtarësimi i Kosovës në organizatat e sigurisë, posaçërisht në Interpol, është prioritet kryesor i MPB-së, që do ta ndihmojëp Kosovën të kontribuojë për sigurinë rajonale dhe globale, duke u bërë pjesë aktive në këmbimin e informatave për grupe kriminale", deklaroi Shkodra, duke cekur se "Polocia e Kosovës është një ndër policitë më profesionale në rajon dhe ka kapacitet të plotë për bashkëpunim ndërkombëtar".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail