Thaçi: Do të bëjmë korrigjim të kufirit që të sigurojmë njohje nga Serbia

Prishtinë, 13 shtator 2018 (MIA) - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po mban konferencë për media, i cili edhe njëherë u shpreh skeptik për arritjen e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, ai u zotua se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, duke thënë se "nuk do të lejojë shkëmbim të territoreve apo ndonjë "Republika Sërpska".
Megjithatë tha procesi i arritjes së marrëveshjes Kosovë- Serbi nuk do të jetë proces i lehtë, meqenëse përmendi demarkimin e kufirit me shtetin serb.
Korrigjimi i kufirit sipas presidentit Thaçi mundëson njohje direke të pavarësisë së Kosovës dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që nënkupton edhe njohjen direke nga pesë shtetet e BE-së.
"Asnjë marrëveshje nuk do të ketë nëse nuk nënkupton njohjen reciproke të dyja shteteve", tha presidenti Thaçi, duke shtuar " mund të këtë turbulenca, por që do të arrijë qëllimin dhe objektivin", raporton Rtklive.
Thaçi ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është në interes te dy shteteve por ka edhe ndikimin e vet pozitiv në rajon.
Ai tutje ka shtuar se ky proces është i ndjeshëm, kompleks dhe i debatueshëm edhe në rrafsh ndërkombëtar.
"Në kuadër të kësaj mund të krijohen opinione pro apo kundër kësaj marrëveshje. Mirëpo ajo se çfarë është e rëndësishme është së të gjithë janë pro dialogut dhe negociatave. Edhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia do ta mbështetnin një marrëveshje që sjellë paqe dhe stabilitet në rajonin tonë. Të gjithë e dinë që sa më shpejtë të arrihet marrëveshja aq më mirë është për të ardhmen evropiane të të dy vendeve", ka thënë Thaçi.
Presidenti ka theksuar se nuk mund të ketë njohje reciproke pa demarkimin e kufijve.
"Korrigjimi i kufijve nënkupton njohje direkte nga Serbia për pavarësinë e Kosovës, e kjo nënkupton njohje të vendeve të BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Kërkesa e lidershipit të Luginës është e drejtë e saktë dhe me kohë, dhe njëkohësisht shpreh vullnetin e qytetarëve. Prandaj do të ishte me shumë rendësi qe ekipi negociator të funksionalizohet, në mënyrë që të lëvizet përpara", ka deklaruar presidenti.
Ai tha se është shumë e rëndësishme që spektri politik në Kosovë janë pro dialogut, duke pohuar se nuk ka dialog në mes shqiptarëve dhe serbe, por ka dialog në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail