Parlamenti Evropian aprovoi liberalizëm të vizave për Kosovën

Bruksel/Prishtinë, 13 shtator 2018 (MIA) - Parlamenti Evropian sot me 420 vota "për". 186 "kundër" dhe 20 "abstenime" u prononcua për heqjen e vizave për udhëtim të shtetasve të Kosovës në vendet anëtare të BE-së.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, pas publikimit të lajmit për vendimin e Parlamentit Evropian ta aprovojë liberalizimin e vizave, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka porositur se shumë shpejt qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë.

“Urime qytetarë të Kosovës! Së shpejti do të lëvizni lirshëm në Evropë. Falënderues ndaj të gjithë deputetëve dhe grupeve parlamentare, të të gjitha partive e shteteve anëtare, që në Parlamentin Evropian e mbështetën të drejtën tonë për lëvizje të lirë”, ka shkruar ai në Facebook.
Deri në liberalizimin përfundimtar të vizave mbesin edhe disa procedura, të cilat, sipas njohësve të rasteve në Bruksel, mund të zgjasin edhe gjashtë apo në nëntë muaj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail