Ambasada e SHBA-së: Nuk u konsultuam për ligjet për formimin e ushtrisë së Kosovës

Prishtinë, 13 shtator 2018 (MIA) - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë kumtoi se nuk është konsultuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me vendimin për miratimin e pakos së ligjeve për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
"Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdoherë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për të pasur ushtri dhe bashkëpunon ngushtë me Kosovën për realizimin e atij qëllimi. Ne nuk u konsultuam për kohën kur është sjellur vendimi dhe duhet t'i analizojmë projekt-ligjet në mënyrë që t'i kuptojmë qëllimet e tyre dhe fektin e tyre", thuhet në kumtesën e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Nga atje thonë se gjatë javëve të kaluara ishin të përkushtuar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm mes subjekteve politike kosovare për dialog me Serbinë.
"Ne edhe mët ej besojmë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt", thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane.
Qeveria e Ramush Haradinajt sot, pa prani të ministrave nga Lista serbe, e miratoi Projekt-ligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Në atë funksion, me propozim të ministrit të të FSK-së, Rrustem Berisha, u miratuan edhe ndryshimet e tre ligjeve, me të cilët atij formacioni i jepen kompetenca të reja, ndërsa Ministria e FSK-së shndërrohet në Ministri të Mbrojtjes të Kosovës.
Nga Lista serbe, partia e cila i prezanton serbët në Kuvendin e Kosovës dhe bën pjesë në Qeverinë e Haradinajt, kumtuan se janë kundër transformimit të FSK-sëp në ushtri.
Nënkryetari i Listës serbe dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq për Radion Evropa e Lirë deklaroi se "formacioni i vetëm legal ushtarak në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të KS të KB-së, është KFOR-i, i cili në këto hapësira erdhi me pajtim të Republikës së Serbisë".
Ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Haradinajt reagoi edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili tha se "formimi i ushtrisë së Kosovës është sulm ndaj përpjekjeve paqësore" të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail