Putin dhe Erdogan u dakorduan për zonë të demilitarizuar në Idlib

Moskë, 18 shtator 2018 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin dhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan arritën të dakordohen se si të evitohet operacioni ushtarak në Idlib, e fundit nga katër zonat siriane për deeskalim, e cila ende nuk është nën kontroll të Damaskut, kumtoi Komersanti i sotëm pas negociatave të djeshme mes liderit rus dhe atij turk.
Moska premtoi se marrëveshja do të shqyrtohet edhe me Iranin, por para fundit të negociatave, Teherani dërgoi sinjal se i mbështetë përpjekjet e Moskës dhe Ankarasë, thekson gazeta.
Rusia dhe Turqia u dakorduan të formojnë zonë të demilitarizuar në provincën siriane Idlib, që do t'i ndajë forcat siriane qeveritare nga forcat kryengritëse. Këtë e deklaroi mbrëmë presidenti rus, Vlladimir Putin pas negociatave me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.
Në zonë do të patrullojnë ushtarë turq dhe rusë. Ata do të garantojnë respektim të regjimit. I tërë armatimi i rëndë do të tërhiqet nga zona, ndërsa kryengritësit radikalë, përfshirë edhe nga Xhebhat al Nusra do të duhet të tërhiqen nga ajo.
Sipas marrëveshjes, zona do të jetë e gjerë 15 deri 20 kilometra dhe do të jetë përgjatë tërë frontit. Pritet ajo zonë edhe zyrtarisht të funksionojë deri më 15 tetor.
Pas takimit Putin-Erdogan, ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu paralajmëroi se nuk do të ketë operacion të ri ushtarak në Idlib.
Disa javë, forcat siriane, ruse dhe iraniane paralajmërojnë pushtim të kësaj zone, në të cilën konsiderohet se jetojnë tre milionë njerëz dhe e cila është nën kontroll të grupeve kryengritëse, përfshirë edhe islamistëve. Turqia kërkoi nga Rusia dhe Irani ta anulojnë ofensivën, e cila është në fazat e veta fillestare.
Putin sot paralajmëroi se bisedimet me Erdoganin mundësuan të arrihet deri tek përparimi serioz në zgjidhjen e problemit me grupet islamiste në Idlib.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail