Hoti: Haradinaj është i pafuqishëm, nevojiten zgjedhje të reja

Prishtinë, 23 shtator 2018 (MIA) - Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti konsideron se dialogu me Serbinë mund të udhëhiqet vetëm nga institucione përfaqësuese dhe legjitime, të cilat flasin në emër të shumicës së qytetarëve të Kosovës, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Hoti e ka shprehur edhe një herë qëndrimin e partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës se dialogu nuk mund të udhëhiqet nga një qeveri e pakicës, që diktohet në veprime nga vullneti i partnerëve të vegjël të cilët e mbajnë në këmbë.
"Kryeministri nuk ka asnjë fuqi politike për të udhëhequr këtë proces, e as fuqi për të deleguar këtë autoritet tek dikush tjetër. Është e qartë se ai mund të flasë vetëm në emrin e partisë së tij, por jo në emër të Qeverisë, e cila është copëtuar në zona të interesit", shkruan Hoti në Fejsbuk.
Sipas shefit të grupit parlamentar të LDK-së, udhëheqjen e dialogut duhet ta marrë përsipër një qeveri e fuqishme me bazë të gjerë, bazuar në mandate të qartë nga Kuvendi i Kosovës, e kjo mund të arrihet vetëm me zgjedhje të lira.
Ai është optimist se nëse mbahen zgjedhje të reja, fituese do të dalë LDK- ja.
"Në qeverinë e ardhshme, të udhëhequr nga LDK-ja, ne do të punojmë sado që është e nevojshme me të gjitha forcat politike për të arritur konsensus për dialogun. Sepse ky proces nuk i takon vetëm një partie apo vetëm qeverisë", ka theksuar Hoti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail