Haradinaj: Kryetari i Odës Ekonomike të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin

Prishtinë, 5 tetor 2018 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, duke i thënë se po shet mend dhe nuk di rreth procesit të liberalizimit të vizave.
Rukiqi dje ka shkruar në Fejsbuk se Franca dhe Holanda për arsye të ndryshme nuk po përkrahin liberalizimin e vizave, megjithatë ai ka hequr këtë postim.
Lidhur me këtë, kryeministri Haradinaj ka thënë se ai le të merret me biznes, pasi nuk e kupton temën e liberalizimit të vizave.
“Këta që po shesin mend, ai i Odës Ekonomike le të merret me biznese, le të vjen le të kërkon çka mundemi me bë me e zgjeruar sektorin privat. Besoj se po hyjnë në tema që se dinë ku janë, se kuptojnë temën. Ai nuk e din temën më mirë se na”, tha Haradinaj, njofton Indeksonline.net.
Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, dje ka shkruar se opsioni real për t’iu liberalizuar vizat Kosovës është fillimi i vitit 2020.
Sipas Rukiqit, në Këshillin Evropian nuk dalin në votim çështjet për të cilat nuk ka konsensus të plotë të vendeve të fuqishme të Bashkimit Evropian.
Ai përmend qëndrimin skeptik që kanë Franca dhe Holanda në lidhje me heqjen e vizave për kosovarët.
“Janë dy shtete me fuqi te jashtëzakonshme në BE, të cilat për një arsye apo një arsye tjetër, janë duke kundërshtuar liberalizimin e vizave për Kosovën: Franca dhe Holanda. Gjasat për vendim pozitiv për vizat, brenda këtij viti, janë 50/50. Në Këshill, çështjet e ngjashme nuk kane shkuar në asnjë rast për votim, nëse nuk ka një konsensus, sidomos me vendet që kanë fuqi, jo vetëm të votës. Opsioni më real për liberalizim efektiv, është fillimi i vitit 2020”, ka shkruar kryetari i Odës Ekonomike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail