Rezultate më të reja nga zgjedhjet për Kryesinë e BeH-së

Sarajevë, 8 tetor 2018 (MIA) - Milorad Dodiq në garën për anëtar serb të Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës fitoi numër më të madh të votave - 54,06 për qind nga votat e qytetarëve, ndërsa Mlladen Ivaniq fitoi 42,79 për qind të votave, tregojnë rezultatet më të reja të cilat sot në mëngjes i shpalli Komisioni qendror zgjedhor.
Sipas rezultateve më të reja jo të plota preliminare të KQZ-së për anëtarë të Kryesisë së BeH-së, pas 84,33 për qind të përpunuara të vendvotimeve, kandidati i SNSD-DNS-SP për anëtar serb të Kryesisë së BeH-së, Dodik ka fituar 54,06 për qind të votave, gjegjësisht 293.622.
Kandidati i Unionit për fitore Mladen Ivaniq ka fituar 42,79 për qind të votave, gjegjësisht 232.375.
Kandidatja e Partisë progresive serbe Mirjana Popoviq ka fituar 8.918 vota ose 1.64 për qind, ndërsa kandidati i partisë së Gojko Kliçkoviq 8.181 vota ose 1,51 për qind.
Nga fletëvotimet deri më tani të përpunuara, të vlefshme janë 543,096 ose 93.94 për qind, të pavlefshme të zbrazëta 17.509 ose 3,03 për qind dhe të pavlefshme sipas kritereve tjera 17.508 ose 3.03 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail