Thaçi e paralajmëroi Haradinajn se mund të ndërrohet nëse vazhdon të kundërshtojë atë

Prishtinë, 8 tetor 2018 (MIA) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se çështja e korrigjimit të kufijve ka vdekur, ka thënë se ka pritur nga Haradinaj të jetë më i përgjegjshëm, pasi një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për luftëra.
Presidenti Thaçi në një konferencë për media, shkruan portali rtklive.com, tha se dialogu nuk ka vdekur, madje është në një fazë të rëndësishme.
"Është deklaratë interesante nga kryeministri, kam pritur nga ai të jetë më racional dhe i përgjegjshëm, një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për luftëra", ka thënë Thaçi.
Presidenti e porositi kryeministrin se "duhet të korrigjohet", ndërsa ata "të cilët nuk korrigjohen ndërrohen".
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se ideja e korrigjimit të kufijve tashmë "ka vdekur" dhe u ka shprehur ngushëllime atyre që kanë pasur pretendime për ndryshim të territoreve.
“I shpreh ngushëllimet e mia për këtë ide të kufijve, pasi që mendoj se ka vdekur, dhe njëkohësisht edhe përgëzime”, ka thënë ai.
Ideja për korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë është dhënë nga Presidenti Hashim Thaçi në gusht të këtij viti, ndërsa Haradinaj vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë opsion, njofton Gazeta Express.
Ai pas dekorimit me hartën e artë për Elena Kadarenë, është shprehur optimist sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail