Haradinaj: Thaçi mund të shkaktojë trazira për të zbatuar planin për ndarjen e Kosovës

Prishtinë 9 tetor 2018 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë një komentim për deklaratën e djeshme të tërthortë të presidentit, Hashim Thaçi, se kryeministri mund të ndërrohet, nëse nuk korrigjon deklaratat.
Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, ka lënë të nënkuptojë se nuk ka frikë për këtë çështje, njofton Klan Kosova.
"Kush e ka 'n'jetë' ta rrëzojë qeverinë nuk flet por e rrëzon. Ata që flasin mos u mërzitni për ta", është shprehur Haradinaj.
"Ai që ka vdekur nuk ngjallet më, veç Krishti u ngjall. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur. E vetmja mënyrë që të ngjallet është përmes ndonjë skenari të dhunës në veri, në mënyrë që të konfirmohet ndarja por në tavolinë nuk ka gjasa dhe është temë e vdekur".
Duke folur për këtë çështje, Haradinaj ka thënë se dialogu me Serbinë në Bruksel duhet të vazhdojë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se çështja e korrigjimit të kufijve ka vdekur, ka thënë se ka pritur nga Haradinaj të jetë më i përgjegjshëm, pasi një kryeministër serioz nuk flet çdo ditë për luftëra.
Presidenti e porositi kryeministrin se "duhet të korrigjohet", ndërsa ata "të cilët nuk korrigjohen ndërrohen".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail