Arabia Saudite i ftoi ekspertët turq në Konsullatën në Stamboll

Riad, 9 tetor 2018 (MIA) - Arabia Saudite sot ftoi ekspertë dhe persona kompetentë turq që ta vizitojnë Konsullatën e saj në Stamboll për shkak të rastit me zhdukjen e gazetarit Xhamal Kashogi nga "Uashington post" pas hyrjen në këtë konsullatë.
Sipas informatave të marra nga burime diplomatike, në notën e autoriteteve saudite dërguar deri te Ministria turke e Punëve të Jashtme, ftohen ekspertët dhe personat kompetentë turq që ta vizitojnë Konsullatën në Stamboll.
"Duke u nisur nga parimi për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Turqisë, dhe nga ajo çka është e rëndësishme për zbulimin e të vërtetës rreth zhdukjes së Xhamal Ahmad Kashogi, biri i Hamzës, shtetas i Arabisë Saudite, Mbretëria e Arabisë Saudite e shpreh respektin e saj ndaj Republikës vëllazërore të Turqisë dhe i fton ekspertët turq dhe personat kompetentë që ta vizitojnë Konsullatën në Stamboll", thuhet në notën saudite dërguar deri te MPJ-ja turke.
Kashogi u zhduk të martën pasi ka hyrë në Konsullatën saudite në Stamboll.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hami Aksoj, paralajmëroi kontroll në ndërtesën e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll në hetimin për zhdukjen e gazetarit Xhamal Kashogi.
Aksoj dërgoi kumtesë lidhur me çështjen për gjendjen e shtetasit të Arabisë Saudite, Kashogi.
Ai shton se në hetimin intensiv me të cilin do të duhet të konfirmohet situata me gazetarin e zhdukur, janë përfshirë organet gjyqësore, pjesëtarët e forcave të sigurisë dhe shërbimet e zbulimit.
"Edhe pse objektet e Konsullatës, në pajtueshmëri të Konventës së Bernit për marrëdhëniet konsullore, kanë imunitet, në pajtueshmëri të shefit të misionit diplomatik, organet e pushtetit të vendit nikoqir mund të bëjnë kontroll. Autoritetet saudite deklaruan se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe se është e mundur që të bëhet kontroll në objektin e Konsullatës. Në kuadër të hetimit do të kontrollohet ndërtesa e Konsullatës", shpjegoi Aksoj.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail