Negociata për njohje të kualifikimeve profesionale të Ballkanit PerëndimorBruksel, 9 tetor 2018 (MIA) - Gjashtë ekonomi të Ballkanit Perëndimor hapën negociata për njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale të mjekëve të mjekësisë, stomatologët, arkitektët dhe inxhinierët e ndërtimtarisë, njoftoi Këshilli për bashkëpunim rajonal. Krye-negociatorët dje mbajtën takim të parë në Bruksel, me iniciativë të Këshillit. Rezultati i pritur nga negociatat është firmosja e marrëveshjeve për njohje të ndërsjellë, me të cilët do të konfirmohen rregullat e përbashkëta për njohje të kualifikimeve profesionale të dërguesve të kërkesave, të cilët posedojnë kualifikim profesional i marrë në njërën nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, me ç'rast do të mundësohet qasje dhe ushtrim të profesionit në një ekonomi tjetër. Negociatat dhe Marrëveshja e pritur për njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale janë pjesë e Planit aksional të Vishegradit për hapësirë ekonomike rajonale (MAP REA), të cilin kryeministrat e rajonit e miratuan vitin e kaluar në Trieste, thuhet në kumtesën e Këshillit për bashkëpunim rajonal.
|