Partia e Haradinajt i tha Thaçit se edhe ai mund të ndërrohet

Prishtinë, 9 tetor 2018 (MIA) - Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ia ka drejtuar disa porosi presidentit Hashim Thaçi, pasi ky i fundit gjatë ditës së djeshme e kërcënoi liderin e AAK-së, Kryeministrin Haradinaj, përmes një konference për media.
Thaçi tha se nëse kryeministri Haradinaj nuk i korrigjon deklaratat e tij për dialogun me Serbinë, atëherë njerëzit e pakorrigjueshëm mund të ndërrohen, por Gjini thekson se edhe Thaçi mund të rrëzohet, njofton gazeta "Express".
E rreth kësaj çështje për T7, Gjini ka thënë se presidenti Thaçi nuk ka peshë ligjore që ta shkarkojë Haradinajn nga pozita e kryeministrit.
Gjini ka deklaruar se partnerët e koalicionit qeverisës kanë marrëveshje për qeverisje, andaj edhe gjërat zgjidhen brenda koalicionit. "Qeveria Haradinaj po bën punë të jashtëzakonshme. Presidenti nuk ka vlerë ligjore për ta shkarkuar Qeverinë", ka deklaruar Gjini.
Tutje ai është shprehur se presidenti Thaçi duhet të jetë më i qartë në deklaratat e tij.
"Thaçi duhet të jetë me eksplicit. Ekzistojnë disa procedura për rrëzim, disa kalkulime politike. Nuk ka zyrtarë që e merr pozitën qoftë përmes zgjedhjeve apo emërimi tjetër që të mos shkarkohet. Gjithkush mund të shkarkohet", ka deklaruar Gjini.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail