Arrestohet një i dyshuar i ri për vrasjen e gazetares Marinova

Sofje, 10 tetor 2018 (MIA) - Në Gjermani është arrestuar një person i dyshuar për përdhunim dhe vrasje të gazetares Viktoria Marinova (30) kumtuan sot autoritetet bullgare.
Prokurori shtetëror bullgar Sotir Cacarov e konfirmoi arrestimin e Severin Krasimirov, shtetas bullgar, por nuk deshi të prononcojë hollësi.
Ministri i Punëve të Brendshme, Mlladen Marinov kumtoi se hetuesit kanë gjetur dëshmi ADN në rrobat dhe në trupin e gazetares, e cila u vra të shtunën në qytetin verior bullgar Ruse.
"Ekzistojnë dëshmi fizike për ndërlidhje me vrasjen", tha Marinov.
Krasimirov, i cili është banor i qytetit Ruse, ka dosje kriminele për shkak të vjedhjes së mbeturinave prej metali.
Marinov shtoi se hetuesit manë biseduar me familjen dhe miqtë e gazetares dhe se "nuk ka ndërlidhje të dukshme me punën e saj".
Marinova ishte gazetare dhe redaktore në televizionin bullgar TVN dhe raportonte për hetim për gjoja korrupsion të ndërlidhur me fondet e Bashkimit Evropian.
Prokuroria bullgare kumtoi se ka ngritur hetim në bazë të dyshimeve për keqpërdorim të fondeve të BE-së, ndërsa policia e heton vrasjen e Marinovës.
Marinova muajin e kaluar zhvilloi një emision për dy gazetarë investigativ, të cilët janë arrestuar për shkak të punës së tyre për akuza për mashtrim të fondeve të BE-së.
Policia bullgare dje arrestoi një rumun lidhur me vrasjen e Marinovës, por pastaj kumtoi se ai do të lirohet edhe kundër tij nuk do të ngrihet aktpadi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail