Mbahet Parada e krenarisë në Prishtinë

Prishtinë, 10 tetor 2018 (MIA) - Pjesëtarë, aktivistë dhe mbështetës të komunitetit LGBTI në Kosovë, nën moton "Në emër të lirisë", e mbajtën sot në Prishtinë "Paradën e Krenarisë" e cila kaloi në atmosferë të qetë dhe solemne pa kurrfarë incidenti, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Paradën, që u mbajt në qendër të qytetit, nga sheshi "Nëna Terezë" deri tek hoteli "Grand", e përkrahën edhe shumë politikanë dhe personalitete të shumta nga jeta publike e Kosovës, mes të cilëve edhe ministrja për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, disa deputetë, si Mimoza Kusari-Lila dhe Frashër Krasniqi, këngëtarja e mirënjohur Adelina Ismaili etj.
Në paradë ka marrë pjesë edhe shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë Natalia Apostolova, ambasadori britanik në Prishtinë Ruari O'Konor dhe diplomatë të tjerë dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

E dukshme ishte edhe pjesëmarrja e aktivistëve të LGBTI-së nga vendet fqinje, Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.
Kjo është parada e dytë e krenarisë në Prishtinë, ndërsa e para ishte mbajtur në ditën e sotme të vitit të kaluar. Para asaj, tre vite ishin organizuar marshe të mbështetësve dhe pjesëtarëve të popullatës LGBTI. Të gjitha këto manifestime kaluan pa incidente më serioze dhe vetëm me demonstrata më të vogla publike të kundërshtarëve në manifestimet e tilla të popullatës-gej.
Parada e krenarisë e cila këtë vit mbahet ka për qëllim, ngritjen e vetëdijes publike, përforcimin e pozitës së pjesëtarëve të komunitetit LGBTI dhe pranimin nga ana e shoqërisë së personave me orientim të ndryshëm seksual dhe gjinor.
Organizatorë të paradës janë Qendra për Zhvillim të Grupeve Shoqërore (CSGD)dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL).

Në fjalim në fund të manifestimit, përfaqësuesi i CEL, Lendi Mustafa, deklaroi se komuniteti LGBTI kërkon mundësi të barabarta për të gjithë, si dhe liri për të gjithë të cilët i përkasin këtij komuniteti, ndërsa nuk mund të lirohen nga presionet e rrethit.
Paradën e siguruan forca të shumta policore, të cilët nuk patën nevojë për intervenim.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail