Avancohet statusi i Kosovës në Organizatën e Frankofonisë

Prishtinë, 10 tetor 2018 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka konfirmuar se Këshilli i Ministrave të Jashtëm ka aprovuar kërkesën e Kosovës për avancim të statusit të vendit të asociuar në Frankofoni, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në Erevan të Armenisë, në vijim është mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Frankofonisë, ndërsa Pacolli përmes Tuiterit informoi se prej sot Kosova është anëtare e saj asociuese.
"Kërkesa e Kosovës për të ngritur statusin nga një anëtar vëzhgues në anëtar asociues në Frankofoni, është aprovuar nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm. Një hap i madh përpara për Kosovën dhe për bashkëpunimin me Frankofoninë", ka shkruar Pacolli.
Shefi i diplomacisë kosovare informoi se gjatë ditës së djeshme Pacolli ishte takuar edhe me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Zhak Sanjon, dhe Sekretarin e Përgjithshëm e Asamblesë Parlamentare, Zhak Krabal, të cilët kanë shprehur mbështetje në emër të Organizatës për vazhdimin e negociatave midis Kosovës dhe Serbisë dhe për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për kontestet midis dy vendeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail