Kosovë: Opozita e bojkoton Kuvendin, do të kthehet të enjten për ligjet për ushtrinë

Prishtinë, 15 tetor 2018 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli iu ka bërë thirrje deputetëve që të hyjnë në sallë në mënyrë të krijohet kuorumi për mbajtjen e seancës.
"Gjashtëdhjetë deputetë janë në sallë 2-3 janë jashtë dhe janë të vetëdijshëm se kuorumi nuk bëhet pa ta, ka deputetë të caktuar që po tentojnë me shfaq personalitet", është shprehur i pari i Kuvendit, raporton lajmi.net.
Ai ka kërkuar që Kuvendi të shkojë në pauzë 15 minutëshe.
Paraprakisht. kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka caktuar seancën e radhës për ditën e enjte.
Në rendin e ditës janë 44 pika, ku në mesin e tyre është edhe shqyrtimi në lexim të parë i tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Po ashtu, në këtë seancë është planifikuar që të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik dhe shqyrtimi i parë Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.
Pikë tjetër e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.
Vlen të theksohet se procedurat për miratimin e projektligjeve për ushtrinë pritet të përfundojnë në muajin nëntor.
Seanca e sotme po bojkotohet nga dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje.
Theksojmë se as seancat e kaluara nuk kanë arritur të mbahen për shkak të mungesës së kuorumit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail