Ekspertë turq sot pasdite do të kryejnë bastisje në konsullatën e Arabisë Saudite për shkak të Kashogit

Stamboll, 15 tetor 2018 (MIA) - Ekspertë turq sot pasdite do të kryejnë bastisje në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. pasi që para rreth dhjetë ditëve atje u zhduk gazetari dhe disidenti, Xhamal Kashogi, kumtoi gazeta "Dejli Sabah".
Kashogi (59), i cili prej vitit të kalaur jeton në ekzil në SHBA, është gazetar shumëvjeçar. Ai është i angazhuar në "Uashington post" dhe është i njohur për tekstet kritkke ndaj autoriteteve saudite. Në tekstet e tij ai e kritikoi Arabinë Saudite edhe për shkak të luftës me Jemenin dhe kontestin me Kanadanë.
"Uashington post", bashkëpunëtor i të cilit ishte Kashogi, javën e kaluar publikoi tkst se Qeveria turke ka informuar prëfaqësues të lartë amerikanë se posedon video dhe audio xhirime, të cilat dëshmojnë se Kashogi është vrarë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Gazeta thekson se xhirimet tregojnë se pjesëtarë të shërbimeve saudite të sigurisë e kanë arrestuar Kashogin pas arritjes së tij në Konsullatë më 2 tetor që t'i sigurojë dokumentet e nevojshme për kurorëzim, pas çka e kanë vrarë dhe e kanë prerë trupin e tij.
Xhirimet e zërave në Konsullatë dëshmojnë se çka ka ndodhur me Xhamal pas arritjes së tij, pohon një burim i gazetës, i njoftuar me për,bajtjen e materialeve, i cili kërkoi anonimitet. Burimi thekson se në xhirime mund të dëgjohet se si kashogi është arrestuar, marrë në pyetje, torturuar dhe në fund është vrarë.
Ekzistimi i materialeve të këtilla sqarojnë se autoritetet turke menjëherë e akuzuan Arabinë Saudite për vrasjen e Kashogit, por nuk dëshirojnë t'i publikojnë xhirimet, sepse me atë do të dëshmohet se Turqia i përgjin institucionet e huaja në vend, thekson "Uashington post".
Autoritetet turke nuk i komentojnë raportet në të cilat ceket se qeveria e atij vendi, përfaqësuesve zyrtarë amerikanë u ka kumtuar se ka pasur audio dhe video dëshmi se Kashogi është vrarë në Konsullatë.
Gazetari i zhdukur saudit nuk ka qenë nervoz kur ka shkuar në konsullatë të Arabisë Saudite, e as ndërkaq nuk ka dyshuar se do të mund t'i ndodhte diçka keq, deklaroi e fejuara e tij, Hatixhe Xhengiz.
Ajo tha se tashmë këtë javë do të ishte e martuar me Kashogin dhe shtoi se kanë planifikuar të jetojnë në relacionin Stamboll - SHBA, ku Kashogi jeton në ekzil vullnetar prej vitit të kaluar.
Autoritetet saudite pohojnë se Kashogi ka hyrë në konsullatë dhe së shpejti është larguar, megjithatë atoritetet turke dhe e fejuara e tij, e cila e ka pritur jashtë, pohojnë se ai nuk ka dalë prej atje.
Kashogi u largua nga Arabia Saudite vitin e kaluar, pasi që e kritikoi politikën saudite në Jemen dhe presionin ndaj kritkëve të pushtetit.
Xhengiz deklaroi se autoritetet turke nuk i kanë përmendur xhirime dhe theksoi se Kashogi "ende zyrtarisht konsiderohet si i zhdukur".
Ministri saudit i Punëve të Brendshme, princi Abdulazis bin Saud bin najef bin Abdulazis i hodhi poshtë si "gënjeshtra të pabaza të cilat përhapen për vrasjen e gazetarit".
Ministri në deklaratë zyrtare dje tha se Riadi "është i lidhur me traditën e respektimit të rregullave dhe konventave ndërkombëtare".
Ministri saudit, gjithashtu, premtoi se do të bashkëpunojë me Turqinë në hetim të përbashkët. Mbretëria dëshiron të ndriçohet rasti me zhdukjen e gazetarit.
Delegacioni i Arabisë Saudite arriti të premten në Turqi. Ankaraja u dakordua të formohet grup i përbashkët pune me Arabinë Saudite, me qëllim që të konstatohen rrethanat e zhdukjes së gazetarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail