Pas bastisjes së kryer, policia turke u largua nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll

Stamboll, 16 tetor 2018 (MIA) - Ekipi i përbërë nga policë dhe hetues turq u largua nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll sot herët në mëngjes, pasi që, me pëlqimin e autoriteteve saudite kryen bastisje pas zhdukjes së gazetarit Xhamal Kashogi.
bastisja zgjati tetë orë dhe u krye gjatë natës. Më pas, anëtarët e ekipit turk, të shoqëruar nga delegacioni saudit, u largua nga përfaqësia diplomatike. Ata morën kampionë nga trualli i kopshtit të Konsulaltës, kumtoi një funksionar turk.
Bastitsja në Konsullatë u krye pasi që para dhjetë ditëve atje u zhduk gazetari dhe disidenti, Xhamal Kashogi.
Kashogi (59), i cili prej vitit të kalaur jeton në ekzil në SHBA, është gazetar shumëvjeçar. Ai është i angazhuar në "Uashington post" dhe është i njohur për tekstet kritkke ndaj autoriteteve saudite. Në tekstet e tij ai e kritikoi Arabinë Saudite edhe për shkak të luftës me Jemenin dhe kontestin me Kanadanë.
"Uashington post", bashkëpunëtor i të cilit ishte Kashogi, javën e kaluar publikoi tkst se Qeveria turke ka informuar prëfaqësues të lartë amerikanë se posedon video dhe audio xhirime, të cilat dëshmojnë se Kashogi është vrarë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll.
Gazeta thekson se xhirimet tregojnë se pjesëtarë të shërbimeve saudite të sigurisë e kanë arrestuar Kashogin pas arritjes së tij në Konsullatë më 2 tetor që t'i sigurojë dokumentet e nevojshme për kurorëzim, pas çka e kanë vrarë dhe e kanë prerë trupin e tij.
Xhirimet e zërave në Konsullatë dëshmojnë se çka ka ndodhur me Xhamal pas arritjes së tij, pohon një burim i gazetës, i njoftuar me për,bajtjen e materialeve, i cili kërkoi anonimitet. Burimi thekson se në xhirime mund të dëgjohet se si kashogi është arrestuar, marrë në pyetje, torturuar dhe në fund është vrarë.
Ekzistimi i materialeve të këtilla sqarojnë se autoritetet turke menjëherë e akuzuan Arabinë Saudite për vrasjen e Kashogit, por nuk dëshirojnë t'i publikojnë xhirimet, sepse me atë do të dëshmohet se Turqia i përgjin institucionet e huaja në vend, thekson "Uashington post".
Autoritetet turke nuk i komentojnë raportet në të cilat ceket se qeveria e atij vendi u ka kumtuar prëfaqësuesve zyrtarë amerikanë se ka audio dhe video dëshmi se Kashogi është vrarë në konsullatë.
Autoritetet saudite pohojnë se Kashogi ka hyrë në konsullatë dhe së shpejti është larguar, megjithatë atoritetet turke dhe e fejuara e tij, e cila e ka pritur jashtë, pohojnë se ai nuk ka dalë prej atje.
Ministri saudit i Punëve të Brendshme, princi Abdulazis bin Saud bin najef bin Abdulazis i hodhi poshtë si "gënjeshtra të pabaza të cilat përhapen për vrasjen e gazetarit". Ministri në deklaratë zyrtare dje tha se Riadi "është i lidhur me traditën e respektimit të rregullave dhe konventave ndërkombëtare".
Delegacioni i Arabisë Saudite arriti të premten në Turqi. Ankaraja u dakordua të formohet grup i përbashkët pune me Arabinë Saudite, me qëllim që të konstatohen rrethanat e zhdukjes së gazetarit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail