Pensionistët serb në protestë për shkak të reformës së keqe në sistemin pensional

Beograd, 17 tetor 2018 (MIA) - Sindikata e personave ushtarak të pensionuar në Serbi dhe Shoqata e sindikatave të pensionistëve në Serbi kanë njoftuar se më 30 tetor do të organizojnë protesta në Beograd dhe qytete tjera për shkak të reformës në sistemin pensional dhe statusin material të pensionistëve dhe të punësuarve.
"Duam të dërgojmë porosi deri te qeveria aktuale në mënyrë legjitime dhe demokratike, deri te opinioni vendor dhe ndërkombëtar se nuk pajtohemi me reformën jokushtetutare dhe jotransparente të sistemit pensional në Serbi, ku nuk respektohen të drejtat e pensionistëve aktual dhe të ardhshëm përmes pagesës së kontributeve në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor", theksohet në komunikatën e Sindikatës.
Sipas tyre, varfëria e pensionistëve është rezultat i mospajtimit afatgjatë të pensioneve për më pak se 20-25 për qind për shkak të shpenzimeve për jetë, në bazë të të dhënave zyrtare statistikore për inflacionin.
Ata do të kërkojnë nga Qeveria urgjentisht të fillojë debat publik për reformën në sistemin pensional të Serbisë të cilën e zbatojnë siç thonë "në mënyrë jotransparente dhe pa dialog me të punësuarit, pensionistët dhe punëdhënësit, ndërsa në llogari të siguruesit".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail