Server: Për tërheqjen e UNMIK-ut do të duhet rezolutë e re e KB-së

Uashington, 18 tetor 2018 (MIA) - Për tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova pa marrëveshje për status përfundimtar sipas të gjitha gjasave do të duhej rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të KB-së, ndërsa miratimi i saj do të varej nga Rusia, deklaroi për Radion Evropa e Lirë, Daniel Server, profesor i universitetot të Uashingtonit, Xhons Hopkins dhe ekspert për Ballkanin.
Në pyetjen nëse UNMIK-u mund të tërhiqet derisa është në fuqi Rezoluta 1244 e KB-së për Kosovë, Server tha se beson që kjo nismë e Uashingtonit është "pjesë e strategjisë sëpërgjithshme të SHBA-së për ta pakësuar angazhimin në misionet paqësore të KB-së".
"SHBA-ja, parimisht, tenton t'i pakësojë këto misione ku munden. A është e mundur UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova pa marrëveshje për status përfundimtar - supozoj se është, por për atë sipas të gjitha gjasave do të duhej rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të KB-së, ndërkaq kuptohet, Rusia do të kontrollonte nëse ajo do të kalonte apo jo. Mendoj se amerikanët, sipas të gjitha gjasave do tël tentojnë ta ulin numrin e personelit dhe buxhetin e KB-së, por nuk e di sa njerëz ka tani atje dhe sa e kanë buxhetin, kështu që nuk mund të them cilat do të ishin pasojat nga kjo", tha Server.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail