Hoti: Shpikje e Vuçiqit se serbët e Kosovës janë të frikësuar nga formimi i ushtrisë së Kosovës

Prishtinë 19 tetor 2018 (MIA) - Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, vlerëson se deklaratat se serbët e Kosovës janë të frikësuar nga formimi i ushtrisë së Kosovës janë të pasakta, ndërsa paraqitja e tyre si viktima është propagandë e rreme nga Beogradi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Pohimet e tilla Hoti i quajti "shpikje" të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe porositi se "fati i serbëve të Kosovës do të ndryshojë kur Beogradi të ndalojë t'i përdorë për interesa të veta politike".
"Vuçiq gjatë gjithë kohës shpik gënjeshtra për t'i paraqitur serbët e Kosovës si viktima. Sipas strategjisë së tij, sa më e pavarur është Kosova aq më keq është për serbët. Fati i serbëve nuk do të ndryshojë as me largimin e UNMIK-ut e as me mandatin e ri të FSK-së (Forcave të Sigurisë së Kosovës). Fati i serbëve përfundimisht do të ndryshojë në të mirë atëherë kur Beogradi të ndalojë t'i shfrytëzojë për interesa politike ditore të Vuçiqit dhe kur ta njohë shtetin e Kosovës. Sa më shpejtë aq më mirë", shkroi në Fejsbuk shefi i grupit të deputetët të partisë më të madhe opozitare të Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail