NATO i mbështet FSK në mandatin aktual

Bruksel, 19 tetor 2018 (MIA) - NATO i mbështet Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) në mandatin e tyre aktual, ndërsa nëse ai mandat ndërrohet, Aleanca Veriatlantike do të duhet ta shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë, njoftoi përfaqësuesi i paidentifikuar i NATO-s për mediat britanike.
Ai me rastin e vendimit të Kuvendit për transformimin e FSK në ushtri theksoi se ju mbetet autoriteteve kosovare që të vendosin për çfarëdo ndryshimi të strukturës, mandatit dhe misionit të FSK-së.
"NATO i mbështetë Forcat e sigurisë të Kosovës në mandatin e tyre aktual. Nëse ky mandat ndryshohet, Aleanca e Atlantikut të Veriut do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s në Kosovë. Ne nuk mundemi të parashohim vendimin e Aleancës Veriatlantike ", theksoi përfaqësuesi i NATO-s për mediat britanike.
Kuvendi i Kosovës dje miratoi tre propozim ligje qeveritare në lexim të parë për transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në Ushtrinë e Kosovës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail