Një person i panjohur ka paralajmëruar për bombë në Gjykatën e Apelit në Athinë

Athinë, 18 dhjetor 2018 (MIA) – Në Gjykatën e Apelit në Athinë ishin evakuuar të punësuarit dhe vizitorët pas dy raportimeve anonime për bomba të vendosura në gjykatë.

Një person i panjohur ishte lajmëruar në gazetën “Elefteros tipos” dhe në portalin “Zougla.gr” dhe kishte paralajmëruar se evakuimi duhet të përfundojë deri në orën 11 e 20 minuta.

Policia i konsideron serioze paralajmërimet e tilla, sepse dje pas thirrjeve të tilla telefonike shpërtheu bombë e përgatitur me dorë para ndërtesës së televizionit “Skaj” dhe gazetës “Katimerini”.

Në dhjetor të vitit të kaluar në Gjykatën e Apelit në Athinë eksplodoi bombë e përgatitur me bombë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Atëherë përgjegjësinë e ndërmori organizata “Luftëtarët e lirisë”, e cila, gjithashtu, është e dyshuar edhe për sulmin e djeshëm me bombë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail