Haradinaj: Viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 14 janar 2019 (MIA) – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përsëriti sot se viti 2019 për Kosovën do të jetë vit i zhvillimit ekonomik, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

haradinaj në takimin e Këshillit kombëtar për zhvillim ekonomik porositi se, kundrejt sfidave të cilat mund t’i ketë gjatë këtij viti, Qeveria do të mundohet të qëndrojë e fokusuar në ekonominë.

“Viti që lamë pas ishte më shumë vit i infrastrukturës ligjore, ndërsa ky është vit i ekonomisë dhe më seriozisht do të përkushtohemi në temat ekonomike. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën më të volitshme tatimore në rajon, megjithatë dëshirojmë sërish t’i dëgjojmë investitorët”, tha Haradinaj, duke informuar se për momentin ka 11 investitorë potencialë.

Kryeministri theksoi se sfidë e madhe për Kosovën paraqet implementimi i ligjeve.

“Ne kemi shumë sfida implementuese. Nuk është se nuk përgatitim ligje, megjithatë dobësitë tona dalin në shesh kur bëhet fjalë për implementimin e tyre”, tha Haradinaj.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se angazhimi i tij kryesor në këtë vit do të jetë tërheqja e investimeve të huaja.

“Duke e pasur parasysh se këtë vit Qeveria e shpalli si vit i ekonomisë, do të angazhohemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve të huaja”, deklaroi Shala. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail