Institucionet arsimore të Kosovës në grevë të përgjithshme

Prishtinë, 14 janar 2019 (MIA) – Të gjitha institucionet arsimore në Kosovës sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme, me kërkesë bazë për rritjen e pagave të të punësuarve në arsim, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Këshilli qendror i grevës në sektorin arsimor kërkon rritje të koeficienteve të parapara në projekt-ligjin për pagat e të punësuarve në arsim dhe kulturë, deri tek niveli i atij për nëpunësit në sektorët tjerë publikë, që do të thotë rritje të pagave të tanishme për 30 për qind.

Përveç kësaj, kërkohet zbatim i plotë i marrëveshjes kolektive për arsimin, të arritur midis Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Sindiatave të Bashkuara të arsimit, shkencës dhe kulturës së Kosovës.

Projekt-ligji për pagat për momentin gjendet në shqyrtim në Komisionin për administratë publike dhe mediumet në Kuvendin e Kosovës dhe pritet me procedurë të shkurtuar të miratohet në njërën prej seancave të ardhshme kuvendore. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail