Fotoja e ditës: Shtrëngim duarsh mes Thaçit dhe Vuçiqit në Tiranë

Tiranë, 9 maj 2019 (MIA) – Presidentët e gjashtë vendeve të rajonit janë mbledh sot në Tiranë për të vijuar traditën e samiteve të Bërdo Brionit një iniciativë e lansuar që në vitin 2013 nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë.

Samiti përkon me Ditën e Evropës për të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor u angazhuan për ti afruar vendet e tyre me Unionin Euoropian.

Pak përpara nisjes të këtij samiti, presidenti Thaçi ka pasur një shtrëngim duarsh të ftohtë me homologun Vuçiq. Nga kjo foto duket qartë ftohtësia me të cilën hynë në këtë samit Thaçi e Vuçiq duke paralajmëruar se rifillimi i dialogut Prishtinë-Beograd është i largët.

Ky shtrëngim duarsh i sforcuar vjen një ditë pasi Vuçiç deklaroi se “më mirë më vrisni, Kosovën nuk e njoh!”.

Në fotografi është edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini.

Në mbledhje marrin pjesë edhe presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, i Sllovenisë Borut Pahor, i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe anëtar i presidencës Sefik Xhaferoviq.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, i cili ishte nikoqir i Samitit të vitit të kaluar, nuk merr pjesë. Ai u falënderua për ftesën dhe siç theksohet në letrën e liderëve të këtij procesi “për shkak të periudhës jashtëzakonisht të shkurtër para fundit të mandatit të tij presidencial dhe inaugurimit të presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për fat të keq nuk mund të marrë pjesë në këtë tubim jashtëzakonisht të rëndësishëm”.

Procesi Bërdo Brioni mbahet nga viti 2010 dhe çdo vit ngjarja është në ndonjë vend tjetër anëtar të procesit. vt/mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail