Prese: BE-ja dhe Ballkani Perëndimor – koha për fillim të ri

Vjenë, 6 qershor 2019 (MIA) – Politika e zgjerimit është në qorrsokak, shkruan gazeta ditore e Vjenës “Prese”, duke theksuar se alternativa mund të jetë formimi i Bashkimit Evropian sipas shembullit të BE-së.

“Nëse arrijnë në këtë, vendet e rajonit mund së bashku të përfshihen ndaj BE-së”, shton gazeta.

Bëhet fjalë për propozim për ridefinimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“BE-ja sillet si të ketë për qëllim t’i pranojë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ata si të duan të përfshihen, sipas modelit nga periudha e socializmit real, kur si barcelotë tregohet se pronarët komunistë shtiren gjoja i paguajnë punëtorët, ndërsa punëtorët shtiren gjoja punojnë, Megjithatë, situata nuk është për shaka në asnjë vend, sepse është e pranishme shkalla e papunësisë, largimi i popullatës, përdorimi cinik i historisë si instrument politik”, shkruan gazeta ditore e Vjenës, me këtë rast duke treguar se vendet ballkanike, edhe pse krijojnë iluzion për inkuadrim në BE një ditë, megjithatë, kjo nuk e pengon situatën në këtë sferë sot që të jetë e rrezikshme, si asnjëherë nga fundi i luftërave.

“Prese” vlerëson se politika për zgjerim të BE-së, sipas kësaj, pësoi mossukses.

“Tani jepet mundësia për vendim drastik politik dhe BE mund, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, me udhëheqësi të re, të frenojë, sepse shumica e qytetarëve nuk janë të interesuat për pranimin e anëtarëve shumë të varfër dhe institucioanlisht të mbingarkuara që të heqin dorë nga qëllimi për t’i bërë vendet e rajonit të gatshme për arritje. Gabimi i tillë do të ishte gabim historik”, nënvizon “Prese”.

Thekson se BE-ja nuk mund të sillet sipas sistemit “larg syve, larg zemrës”, sepse bëhet fjalë për një problem në vetë kufirin e Unionit.

Bëhet fjalë, theksoi, për zbatim real të të drejtës së BE-së, sepse të gjithë kandidatët thonë se duan ta bëjnë këtë.

Thekson se kjo mund të quhet “Plan i ri i Shumanit” sepse deklarata e shefit të diplomacisë franceze, Robert Shuman nga viti 1950 është aktual për detyrat e sotme politike të Ballkanit Perëndimor. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail