Anketë: Erdogani, lideri më i respektuar në botën arabe

Londër, 25 qershor 2019 (MIA) – Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan është lideri më i respektuar në botën arabe, tregon anketa e redaksisë arabe të BBC-së. Anketa e cituar nga gazeta Aksham është bërë ndaj 25 mijë personave të rinj nga 11 shtete – Tunizia, Algjeria, Sudani, Palestina, Maroko, Egjipti, Jordania, Libani, Iraku, jemeni dhe Libia.

Erdogan është bindshëm në vendin e parë me mbështetje prej 51 për qind. Vlladimir Putin është me mbështetje prej 28 për qind, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Tramp – 12 për qind nga të rinjtë në botën arabe.

Në Sudan dhe në Jordani mbështetja për Erdoganin është mbi 75 për qind, përderisa Putin “prin” në Libi, Liban dhe në Egjipt.

Në anketën e njejtë, shtetet nga ai rajon tregojnë se kërcënimi më i madh për ta është Izraeli. Sipas Jemenit dhe Irakut ai është Irani, përderisa në Irak në vend të dytë është SHBA-ja.

Nga të anketuarit, 13 për qind e të rinjve deklaruan se nuk janë religjiozë në krahasim me 8 për qind në anketën e vitit 2013. Largim më i madh nga religjioni para së gjithash është vërejtur tek personat nën 30 vjeç – 18 për qind. Në Tunizi ajo përqindje është 30 për qind, ndërsa në Libi – mbi 20 për qind. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail