“Ekatimerini”: Takim i liderëve të të dyja komuniteteve në Qipro

Nikozi, 9 gusht 2019 (MIA) – Presidenti qipriot, Nikos Anastasiadis, dhe lideri i turqve qipriotë, Mustafa Akinxhi, sot në tampon zonën e KB-së në Nikozi kanë filluar negociata të reja jozyrtare të cilat kanë për qëllim t’i ripërtërijnë negociatat për bashkimin e ishullit, shkruan edicioni elektronik i gazetës greke “Ekatimerini”.

Bisedimet e sotme zhvillohen me ndërmjetësim të Elizabet Speharit, shefe e Forcave për Mbështetjen e Paqes të Kombeve të Bashkuara të Qipros (UNFICYP), në rezidencën e saj, në zonën e KB-së në ish aeroportin në Nikozi.

Në zërat për rritjen e tensioneve në ishull dhe në rajon për shkak të hulumtimeve turke për kërkim të gazit natyror afër bregut të ishullit, Anastasiadis e nënvizoi nevojën e gjetjes së zgjidhjes e cila do t’u përgjigjet problemeve të komunitetit qipriot turk, por gjithashtu, do t’i mbrojë të drejtat sovrane të Republikës së Qipros.

“Hyj në negociata…me një dozë të konsiderueshme të dashamirësisë dhe vendosmërisë…të punoj në zgjidhjen e cila do të jetë e pranueshme nga faktori ndërkombëtar, por veçanërisht nga ata që do të preken nga to – banorët e Qipros”, tha Anastasiadis, duke hyrë në negociatat, që zhvillohen me dyer të mbyllura.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail