Haradinaj: Kurti është një mashtrues i mirë

Prishtinë, 22 tetor 2019 (MIA) – Kryeministri në dorëheqje dhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se nuk i beson deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Albin Kurti kur pohon se si kryeministër i ardhshëm nuk do ta njohë Gjykatën Speciale për krime ushtarake në Kosovë.

Haradinaj në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit, ka thënë se Kurti është një mashtrues i mirë.

“Pasi e kam parë Kurtin me flamur të Kosovës në stadium, kam dilema t’i besoj kësaj deklarate që nuk do ta njohë Gjykatën Speciale. Kam punuar një kohë më të, është mashtrues i mirë. shembulli i flamurit tregon diçka. Pra është mashtrim”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka thënë se shpreson që Kurti të mos e heq taksën 100 për qind për Serbinë, sipas tij, ky do të ishte një gabim i madh dhe i pariparueshëm.

“Unë veç shpresoj që Albin Kurti që i rrëzonte kamionët e Serbisë tash të mos i lejojë tash të i fut kamionët.

Haradinaj në “Debat Plus”, ka thënë se do të qëndrojnë në opozitë dhe se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e Qeverisë së re. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail