Seri tërmetesh në Shqipëri, së paku nëntë viktima

Tiranë, 26 nëntor 2019 (MIA) – Së paku nëntë persona e humbën jetën, ndërsa 325 janë lënduar në tërmetin e fuqishëm me fuqi prej 6,4 ballë sipas Shkallës së Rihterit, i cili sot në mëngjes e goditi Shqipërinë.

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale, por edhe panik në mesin e banorëve të Tiranës. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, nga tërmeti jetën e kanë humbur nëntë persona, ndërkaq sipas TiranaPost, jetën e kanë humbur së paku shtatë persona, mes të cilëve edhe një vajzë dhjetëvjeçare, e cila kishte mbetur e ngujuar nën rrënoja.



Epiqendra e goditjes është locuar mes Durrësit dhe Tiranës, në thellësi prej rreth dhjetë kilometra. Pas tërmetit të fuqishëm, pasuan edhe një sërë goditjesh, prej të cilave, i fundit, me intensitet prej 5,4 ballë është evidentuar në orën 7:10.

Në rrjedhë janë operacionet shpëtimtare, në tentim që të nxirren të ngujuarit nën rrënoja. Krahas strukturave të tjera në përballje me situatën, janë kyçur edhe mbi një mijë pjesëtarë të policisë, si dhe shërbimet zjarrfikëse dhe ushtria.

Kosova fqinje kumtoi se është dërguar ekip për raste emergjente, i cili do të ndihmojë në aksionet shpëtimtare, përderisa BE-ja dhe SHBA-ja menjëherë ofruan mbështetje urgjente.

“Bashkimi Evropian i qëndron në disponim Shqipërisë pas tërmetit që e goditi vendin herët në mëngjes, kumtuan shërbimet për punë të jashtme të BE-së. “Bashkimi Evropian solidarizohet me Shqipërinë dhe është e gatshme të ofrojë asistencë, përfshirë përmes Mekanizmit të BE-së për mbrojtje civile.Qendra jonë për koordinim të ndihmës urgjente është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet për mbrojtje civile të Shqipërisë”, informojnë nga shërbimi për shtyp.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në profilin e tij në Tuiter kumtoi se Mali i Zi dhe Serbia kanë dërguar ekipe të tyre shpëtimtare në Shqipëri.

“Kryeministri malazez (Dushko) Markoviq më tha se ekipi special për evakuim të të lënduarve është rrugës për në Shqipëri, përderisa një ekip tjetër shpëtimi u nis nga Serbia – më tha presidenti (Aleksandar) Vuçiq”, shkroi Rama.

Ministria shqiptare e Sportit, Arsimit dhe të Rinjve informoi se është anuluar mësimi në shkollat në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov informoi se do të dërgohen ekipe në Shqipëri për t’u ndihmuar qytetarëve.

“Në marrëveshje me prefektin e Tiranës, Qyteti i Shkupit do të dërgojë ekip special të pajisur me drone termale për ndihmë gjatë kërkimit të mbijetuarve nën rrënoja. Po bëjmë gjithçka është e mundur për të ndihmuar në këto momente tragjike”, theksoi Shilegov.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sot, si pikë të parë do t’i shqyrtojë të gjitha mundësitë për ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të fuqishëm nga i cili ka edhe viktima në njerëz. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot shprehi u shprehi ngushëllime familjeve të viktimave dhe tha se ai sot në mëngjes tashmë disa herë ka folur me ministrin e Jashtëm shqiptar me qëllim që t’i dëgjojë nevojat e tyre për ndihmë.

Osmani informoi se një ekip prej rreth njëzet shpëtimtarëve, në koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim tashmë po bëhen gati për të shkuar në vendet e goditura.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, menjëherë pas vizitës zyrtare në Shkup, do të niset drejt Shqipërisë, në shenjë solidariteti pas tërmetit të fuqishëm.

“Pas urdhrit të kryeministrit grek, urgjentisht do të ofrohet ndihmë Shqipërisë në përballje me pasojat nga tërmeti, i cili e goditi vendin”, shkroi Dendias në Tuiter, duke shtuar se nga Shkupi niset drejt Tiranës.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, i cili e vizitoi Thumanën, një nga vendet më të goditura, deklaroi se me vëmendje të posaçme po e ndjekë situatën pas tërmeteve që e goditën vendin e tij, duke e vlerësuar gjendjen si mjaft dramatike.

“Po bëhet gjithçka është e mundur për t’u nxjerrë njerëzit nga rrënojat”, deklaroi Meta.

Paraprakisht ai i vizitoi të lënduarit në klinikën e traumatologjisë në Tiranë. “E tërë Shqipëria është mjaft e goditur dhe shpresojmë se nuk ka më viktima, Sot është me rëndësi të jemi me njerëzit të cilët kanë nevojë. Me rëndësi është gjithashtu, sa më parë të evidentohen të gjitha objektet e dëmtuara në rajonet e goditura. Do të doja ta falënderoj personelin mjekësor, i cili është në gatishmëri të plotë”, tha Meta.

Paraprakisht edhe kryeministri Edi Rama, gjendjen e vlerësoi si moment dramatik.

Tërmeti është ndier edhe në Maqedoni të Veriut, Kroaci, Mal të Zi, BeH, Kosovë dhe Itali. Goditja më fuqishëm është ndjerë në qytetet malazeze Podgoricë dhe Ulqin, të cilët janë me largësi nga epiqendra prej 120, përkatësisht 70 kilometrave. Tani për tani nuk ka informata për dëme materiale apo të lënduar në Mal të Zi.

Ky është tërmeti i dytë që e goditi Shqipërinë për diçka më shumës e dy muaj. Tërmeti me fuqi prej 5,6 ballë e goditi tokën në atë vend më 21 shtator, i cili ishte vlerësuar si më i fuqishmi në 30 vitet e fundit.

Fotografitë nga rrënojat apo ndërtesat gjysmë të rrënuara sugjerojnë se tërmeti i sotëm është më i fuqishëm se ai në vitin 1979. që e goditi qytetin verior të Shkodrës. Në asnjërin prej tyre nuk pati viktima në njerëz. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail