Thaçi letër ngushëllimi Metës, Kosova në gatishmëri të lartë për mbështetje dhe solidaritet

Prishtinë, 26 nëntor 2019 (MIA) – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Në këtë telegram ngushëllimi, siç njofton zyra e presidentit Thaçi, ai ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen me vëllezërit dhe motrat matanë kufirit.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve, vëllezërve dhe motrave shqiptare, si dhe familjarëve të viktimave të këtij tërmeti, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe shpreh gatishmërinë më të lartë për mbështetje dhe solidaritet”, ka thënë presidenti Thaçi.

Po ashtu, presidenti Thaçi e ka njoftuar presidentin Meta edhe për dërgimin e njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përkrahje të popullsisë së zonave të dëmtuara nga tërmeti. shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail