Në Durrës nga nën rrënojat janë shpëtuar 23 persona

Tiranë, 26 nëntor 2019 (MIA) – Së paku 23 persona janë nxjerrë nga nën rrënojat e një ndërtese në Durrës dhe mes tyre është edhe një fëmijë.

Të gjithë janë të hospitalizuar në spitalin më të afërt.

Ndërkohë, mjekja gjinekologe Anika Dokle deklaroi se 20 minuta pas tërmetit të fuqishëm që e goditi Shqipërinë, kanë lindur binjake.

“Unë dhe miqtë e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vazhdimësisë së jetës. Nuk kam fjalë!”, shkroi Dokle në Fejsbuk, pa caktuar ku janë lindur binjaket.

Në tërmetin e fuqishëm me intensitet prej 6.4 ballësh sipas shkallës së Rihterit i cili në mëngjes e goditi Shqipërinë, jetën e humbën së paku nëntë persona ndërsa u lënduan më shumë se 300 njerëz.

Shqipërinë më pas e goditën edhe më shumë dridhje të njëpasnjëshme. bs/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail