Jansha: Qeveria e Sllovenisë “klinikisht e vdekur”



Ljublanë, 13 janar 2020 (MIA) – Lideri i opozitës në Slloveni dhe ish-kryeministër Janez Jansha, Qeverinë e pakicës të kryeministrit Marjan Sharec, e quajti “klinikisht të vdekur”, dhe shtoi se për momentin nuk sheh alternativë e cila do të kishte sjellë “koalicion të zhvillimit”, apo stabilitet më të lartë politik në Slloveni.

“Meqë partia Majtiste, u largua nga koalicioni i Qeverisë dy muaj më parë, koalicioni i Sharecit në Slloveni, tashmë qëndron në pushtet me vota të pasigurta të Partisë Nacionale, të Zmago Jelinçiç. Ndërsa, në realitet ajo është klinikisht e vdekur, respektivisht trupi politik”, tha Jansha, në intervistë për një televizion slloven.

Në pyetjen se vallë janë të sakta informacionet se ai tenton ta mbledhë “shumicë të re parlamentare”, për ta ndërruar koalicionin aktual të të majtës dhe të qendrës liberale, Jashna, ishte skeptik se për momentin nuk sheh alternativë të mundshëm në formë të “koalicionit zhvillues”.

Ai tha se nuk sheh gatishmëri politike për zgjedhje të parakohshme për shkak se kaluan vetëm një vit e gjysmë nga zgjedhjet e fundit.

Megjithatë, Jansha, beson se ndryshimet do të ishin të mirëseardhura për shkak se Sllovenia, do të shfrytëzonte dy miliardë euro nga fondet evropiane, të cilat Qeveria aktuale e Marjan Sharecit, nuk arrijnë t’i tërheqë nga Brukseli. oxh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail