Në Shqipëri 16 raste të reja me KOVID-19

Tiranë, 6 prill 2020 (MIA) – Gjashtëmbëdhjetë raste të reja me KOVID-19 janë diagnostikuar në Shqipëri, me çka numri i përgjithshëm është rritur në 377 persona, shumica prej tyre, ose 177 në Tiranë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 175 raste të dyshimta, me ç’rast pozitivë kanë rezultuar 16 prej tyre. Deri tani janë testuar gjithsej 2.571 raste të dyshimta, ndërsa KOVID-19 u konfirmua te 377 persona. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 pacientë ose gjithsej 112 deri tani. Do të thotë 30 për qind nga të infektuarit janë shëruar”, deklaroi Mira Rakacoli, zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas saj, është regjistruar edhe një viktimë me çka numri është rritur në 21 të vdekur nga koronavirusi. Viktima e fundit është Skënder Kurti (61), ish kampion në boks dhe trajner aktiv.

Ai ka qenë i hospitalizuar 20 ditë në Klinikën infektive në Tiranë, ndërsa para dy javëve ka përjetuar vdekje klinike, por është kthyer në jetë. Ai ka vuajtur edhe nga hipertensioni.

“Në Klinikën infektive në Tiranë janë hospitalizuar 66 pacientë, prej të cilëve pesë janë në kujdes intensiv. Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ janë shtatë pacientë, prej tyre gjashtë në terapi intensive”, tha Rakacoli.

Sipas ekspertëve në këtë sferë, këtë javë pritet koronavirusi ta arrijë kulminacionin. bsh/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail