Vazhdojnë protestat antiqeveritare në Bullgari

Sofje, 23 shtator 2020 (MIA) – Rreth 10.000 persona dje u grumbulluan në Sofje në Ditën e Pavarësisë duke kërkuar “pavarësi nga mafia” dhe dorëheqje të Qeverisë të cilën e akuzojnë për lidhje me oligarkët.

Në protestat antiqeveritare në disa qytete u grumbulluan nga disa mijëra persona, ndërsa në Tërnovë të Madhe, në qendër të vendit, protestuesit brohoritnin “dorëheqje” gjatë fjalimit të spikeres së Parlamentit Cveta Karajançeva me rastin e festës kombëtare.

“Dorëheqje” dhe “mafia” brohoritnin edhe protestuesit në Sofje, në mesin e të cilëve kishte shumë të rinj.

Ndërtesën historike të parlamentit dje e ruanin tre kordonë të policisë ndaj të cilëve protestuesit hidhnin kapsolla dhe shishe.

Në Sofje gjatë dy muaj e gjysmë të kaluara për çdo dit mbahen protesta kundër korrupsionit dhe në to marrin pjesë persona nga sfera të ndryshme dhe bindje të ndryshme politike, të cilët kërkojnë “jetë sipas standardeve evropiane”.

Vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, Bullgaria, sipas indeksit të korrupsionit të organizatës joqeveritare Transparensi Interneshënëll është edhe anëtarja e saj më e korruptuar.

Në pushtet gati një dekadë është kryeministri djathtist Bojko Borisov, mandati i të cilit skadon në mars të vitit të ardhshëm. Ai refuzoi të japë dorëheqje me arsyetimin se është i shqetësuar për qëndrueshmërinë e vendit në kontekst të krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

Ai në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se “suksesi vjen përmes dialogut, e jo me konfrontim”.

Presidenti bullgar Rumen Radev, i afërt me socialistët opozitarë, ua uroi Ditën e Pavarësisë për “qytetarët e zgjuar të cilët tregojnë për rënie të moralit”. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail