Në Greqi janë konfirmuar gjithsej 26 raste të reja të llojit të ri të Kovid-19

Athinë, 20 janar 2021 (MIA) – Dy raste të reja të llojit të ri të Kovid-19 janë zbuluar në Greqi, sipas mediave greke, kurse janë konfirmuar gjithsej 26 raste të llojit të mutacionit të koronavirusit të zbuluar në Britaninë e Madhe, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informacionit të televizionit “Open”, nga 26 raste, 24 janë “të importuara”, pra të konfirmuara nga udhëtarë që mbërritën prej vendeve të huaja, ndërsa dy të rinjtë janë në Athinë dhe në ishullin e Kretës, kurse të infektuarit janë në karantinë.

Gazeta “Ta Nea” komenton se ajo që shkakton shqetësim tek epidemiologët është fakti që dy rastet e reja u zbuluan në mesin e qytetarëve, dhe jo në aeroporte, siç ishte rasti me 24-të rastet e mëparshme. sr/sn/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail