Në Slloveni hapen qendrat e skijimit, shkollat dhe disa veprimtari shërbyese

Lubjanë, 21 janar 2021 (MIA) – Falë përmirësimit të gjendjes epidemiologjike në pjesën më të madhe të Sllovenisë, qendrat e skijimit së shpejti do të “hapen” nën kushte të caktuara. Javën e ardhshme sërish do të fillojnë orët në klasat më të ulëta në shkollat fillore, ndërkaq do të hapen edhe tregjet, sallonet e bukurisë, serviset mekanike, kumtoi mbrëmë Qeveria sllovene.

Në nëntë nga 12 rajonet, ato me pasqyrë më të mirë epidemiologjike, qendrat e skijimit do të hapen sërish nga e shtuna, ndërsa ata me test negativ për koronavirus do të mund të skijojnë, konfirmoi kryeministri Janez Jansha.

Nga e marta e ardhshme në rajonet e njejta do të hapen kopshtet dhe paralelet për nxënës në tre klasat e para të shkollave fillore, por me të gjitha masat anti-epidemiologjike dhe test negativ për koronavirus për edukatorë dhe mësimdhënës të cilët do të testohen ditën paraprake.

Tregjeve, koosqeve, shërbimeve për pastrim, salloneve të bukurisë dhe shërbimeve të ngjashme, shërbimeve për pastrim të oxhaqeve sërish do t’u lejohet të punojnë, ndërsa hapen edhe shitoret me pajisje për fëmijë. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail